Një gjyshe dhe një vogëlushe, ja sportistja më e vjetër dhe më e re në Olimpiadë

22 Korrik 2021
10:18
Telesport
back button

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të garohet në çdo moshë nëse arrin të kualifikohesh.

Personi më i vjetër në moshë në Olimpiadën japoneze që nis nesër është 66-vjeçarja australiane Hanna Mary, e cila garon në sportin e hipizmit. Ndërsa sportistja më e vogël është 12-vjeçarja Hend Zaza, që garon për Sirinë në sportin e pingpongut.

Gjyshja Hanna, siç njihet ndryshe 66-vjeçarja australiane, ka 3 nipër dhe së shpejti pret edhe një të katërt. Ajo vjen nga një familje me tradita në sportin e hipizmit dhe arriti për herë të parë të jetë në një Olimpiadë. Ajo është sportistja më e vjetër që përfaqëson Australinë në historinë e Lojërave Olimpike.

Ndërsa sportistja më e vogël është 12-vjeçarja siriane Hend Zaza, e cila vjen nga qyteti i Hama, tashmë i shkatërruar nga lufta civilie në këtë vend. Me një raketë pingpongu në dorë ajo ka mposhtur frikën e bombave të luftës dhe përfaqëson shpresën në këtë Olimpiadë. Ajo ndjek një traditë të familjes, pasi edhe vëllai i saj merret me pingpong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit