“Një histori shumë e bukur”, Davide Ancelotti: Nuk ishte një rastësi ajo që ndodhi

10 Maj 2024
16:30
Denis Hakanaj
back button

Ndihmës-trajneri i Real Madridit, Davide Ancelotti, pranon se fitorja kundër Bayern Munichut ishte jashtëzakonshme.

Reali është në finalen e Champions League pasi Joselu realizoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të kësaj jave në Santiago Bernabeu.

Ancelotti tha: “Duket e pabesueshme të mësohesh me këto gjëra.

“Jo për t’u mburur, por është e vërtetë që këtu, duke pasur parasysh të kaluarën dhe historinë e këtij klubi, ata e dinë që mund të ndodhin gjëra të veçanta dhe prandaj të gjithë besojnë pak në të.

“Por edhe tifozët ia transmetojnë këtë ekipit. Mendoj se në këtë kompeticion vetëm Real Madridi është i tillë, përjetohen disa net vërtet të veçanta, veçanërisht në këtë stadium.

“Ishte një sezon plot vështirësi, duke filluar nga dëmtimet e pësuara në gusht, Courtois dhe Militao, ai i Alaba në nëntor, muaji dhjetor ishte i trazuar me shumë dëmtime…

“Kjo do të thoshte se ekipi ishte grup shumë i bashkuar, të gjithë bënë një hap përpara, të gjithë morën pjesë. Është shumë bukur të punosh me këtë grup sepse ka një frymë grupi të jashtëzakonshme”.

Për Joselu-n, ai shtoi:

“Historia e tij është e bukur. Ai u rrit në cantera-n e klubit, ai ka qenë gjithmonë një tifoz i Real Madridit, ai shkoi nëpër botë, fitoi eksperiencë, është një lojtar i shkëlqyer dhe nuk duhet harruar. Kjo e lejoi atë të ishte në zonë për dy golat, nuk ishte rastësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit