Një jaht ekskluziv, zbulohet “lodra” e re 5.6 milionë euroshe e Ronaldos (fotot)

27 Korrik 2020
13:08
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po jetojnë një verë atipike për shkak të mungesës së pushimeve, sepse rendin e gjërave e ka ndryshuar pandemia e koronavirusit. Sidoqoftë, çifti po përfiton nga të gjitha mundësitë që ia lejon kalendari i ngjeshur i ndeshjeve yllit portugez për t’u rrëzitur në det. Së fundi, ata na kanë përshëndetur nga bordi i një jahti ekskluziv dhe luksoz, që kushton gati 6 milionë euro. Kjo është “lodra” e re e sulmuesit 35-vjeçar të Juventusit.

Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra. Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit, siç raportohet nga “Expansión”.

View this post on Instagram

Fantas✨🦄 #dreaming

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin. Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues. Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

Një muaj më parë, Cristiano dhe Georgina udhëtuan në fabrikën e prodhimit “Azimut”, të vendosur në Viareggio, në Toscana italiane, dhe aty mundën të shohin karakteristikat e modeleve të ndryshme të firmës. Nga kantierët e anijeve nuk e kanë konfirmuar ende, por në Itali shkruajnë me siguri se këtë jaht e ka blerë Cristiano Ronaldo për 5.6 milionë euro, pas disa verave, kur e kishte shijuar me qira këtë lloj mjeti lundrues luksoz.

View this post on Instagram

Hakuna matata 🦁🐾❤️

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Në vitin 2016, portugezi lundroi në ujërat e Ibiza me një jaht të “Ascari”, 36 metra i gjatë, me disko në kuvertë, si dhe pajisje zhytjeje për 90.000 euro në ditë. Vitin e kaluar zgjodhi të udhëtonte në Saint-Tropez dhe Greqi me jaht po të kësaj firme. Tashmë, duket se ka vendosur ta blejë dhe ta ketë në “garazh” një mjet të tillë lundrues ujor, përkrah dhjetëra makinave luksoze të markave të ndryshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit