Një jetë me Barcelonën, kapiteni me valixhet gati pasi klubi hesht për të ardhmen e tij

17 Qershor 2024
8:39
Telesport
back button

E ardhmja e kapitenit të Barcelonës, Sergi Roberto, është ende në dilemë. Mesfushori 32-vjeçar, që gjithë karrierën e tij ka veshur fanellën “blaugrana”, ka mundësi të largohet këtë verë.

Kontrata e tij me klubin skadon më 30 qershor dhe pa një lëvizje nga drejtuesit e klubit lojtari mund të largohet. Ditët e fundit, sipas “Relevo” , disa klube kanë kërkuar informacion për situatën e Sergi Roberto. Kryesisht nga ekipet e tjera në La Liga.

Girona, Valencia, Seville dhe Porto janë të interesuara për nënshkrimin e 32-vjeçarit me përvojë, i cili ka fituar 7 kampionate, 4 Superkupa të Spanjës, 6 Kupa të Spanjës si dhe 2 Champions League, 2 Superkupa të UEFA.

Një palmares që flet vetë, lojtar me përvojë që do të ishte i dobishëm për çdo ekip, të çdo kalibri. Megjithatë, për momentin, Sergi Roberto e ka të vështirë të marrë një vendim afatshkurtër, pasi pret edhe një takim me klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit