Një kampion Europe për Bayern, përforcim i madh për mesfushën

17 Korrik 2019
9:29
back button

Bayern ka bërë shpesh goditje në Spanjë këto vitet e fundit dhe nuk i ka dalë keq, me lojtarë si Thiago Alcantara e Javi Martinez që janë bërë të rëndësishëm në Bavari. 

Tani Bayern është pranë një tjetër transferimi nga La Liga, sepse AS raporton se marrëveshja me mesfushorin Marc Roca është arritur. 

Bëhet fjalë për një mesfushor 22-vjeçar, i cili mahnit në qershor me Spanjën U21, duke fituar Europianin dhe duke qenë protagonist, me lojën e tij, por edhe me një gol në gjysmëfinale.

Edhe tek Espanyol Roca shkëlqeu sezonin e fundit, duke luajtur thuajse çdo ndeshje, rreth 3500 minuta në total. Bayern e sheh si alternativë të Thiagos, por edhe për Martinez është një rival serioz për formacionin.

Klauzola e prishjes së kontratës është 40 milionë euro dhe Bayern duhet ta paguajë patjetër. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit