Një klub i madh ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekjet për blerjen e sulmuesit danez Viktor Gyokeres, aktualisht më i kërkuari në merkato për rolin e tij.
Danezi numëron 66 gola në 67 ndeshje për Sportingun deri tani. Ai ka vetëm një sezon e gjysmë që luan në kampionatin portugez, por ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Paris Saint-Germain, klub i interesuar prej tij që në maj, raportohet se është tërhequr nga gara për blerjen e tij. Lajmi vjen nga Le Parisien, e cila shkruan se sulmuesi kushton 100 mln euro.
Kjo shton shanset për dy klubet e tjera të interesuara për të, Barcelona dhe Manchester United.