Një kolos për Inter-in, zikaltrit planifikojnë goditjen surprizë

7 Korrik 2024
12:00
Denis Hakanaj
back button

“Një kolos për Inter-in”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Interi është në kërkim të një mbrojtësi dhe lajmet që kanë ardhur në orët e fundit e bëjnë të qartë se drejtuesit po analizojnë merkaton për të forcuar repartin e mbrotjtjes:

“Nëse Arabia Saudite mendon për Stefan De Vrij, Interi mendon për Kim Min-jae. Inzaghi do t’i thoshte lamtumirë një rezerve luksoze për të mirëpritur një titullar”, shkruan Gazzetta.

Megjithatë, do të duhet të ndodhin disa gjëra përpara fillimit të negociatave. Duke filluar nga e ardhmja e qendërmbrojtësit holandez, i cili shënoi në çerekfinalen kundër Turqisë.

Lojtari pëlqehet në Arabinë Saudite dhe nuk përjashtohet që në merkaton e verës aktuale të ketë një largim duke qenë se kontrata i skadon në vitin 2025.

Operacioni i Kim-it, në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Holandës, nuk është fantashkencë: në vitin e tij të parë në Bundesliga, ish-qendërmbrojtësi i Napolit zhgënjeu, kështu që largimi i tij nuk mund të përjashtohet.

Ndoshta me një huazim të shtrenjtë, duke përfituar nga thesari që do të vinte nga shitja e mundshme e De Vrij në Ligën Pro Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit