Një Lord në krye të Olimpizmit botëror, legjenda e atletikës synon kreun e IOC

12 Gusht 2024
8:43
Telesport
back button

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ulur siparin dhe është koha për të parë me më shumë kujdes për të ardhmen. Jo vetëm për Olimpiadën e ardhshme pas 4 vitesh, në Los Anchelos, por edhe për ata që do të drejtojnë olimpizmin botëror.

Sebastian Coe, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) tha se ka marrë në konsideratë idenë për të qenë ai në krye të IOC, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në të ardhmen.

Thomas Bach, presidenti aktual në krye të IOC, do të largohet nga kjo detyrë në vitin 2025 me presidentin e Botërorit të Atletikës, Coe, 67 vjeç, një zëvendësues i mundshëm.

Coe tha: “Unë e kam bërë gjithmonë të qartë se nëse do të lindte mundësia, padyshim që do ta mendoja seriozisht. Mundësia ka lindur dhe është e qartë se duhet të mendoj për të“.

Lordi Sebastian Coe ka qenë organizatori i Lojërave Olimpike të Londrës 12 vite më parë dhe ka mjaft përvojë në krye të olimpizmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit