Një medalje ari dhe dy të argjendta, Ertjan Kofsha shkëlqen në Europianin e shtangës për të rinj

1 Nëntor 2024
15:14
Telesport
back button

Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka marrë sot tri medalje në Europianin për të rinj të shtabngës, turne që po zhvillohet në Poloni. Shtangisti kuqezi garoi në peshën 96kg, ku mori një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Në stilin e shkëputjes, Kofsha mori medaljen e artë, duke ngritur 162kg. Më pas garoi në stilin e shtytjes, ku mori medaljen e argjendtë me 192kg.

Kofsha e mbylli dygarëshin në vendin e dytë, me 354kg në total, duke marrë një tjetër medalje të argjendtë. Një paraqitje e shkëlqyer e shtangistit të ri kuqezi, që premton shumë për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit