Një minutë heshtje për viktimat e Hamas, dy lojtarë të Villareal refuzojnë të nderojnë

10 Nëntor 2023
13:15
Telesport
back button

Një gjest i papritur ka ndodhur dje në takimet e Europa League. Dy lojtarë të Villareal, Aissa Mandi dhe Ilias Akhomach, kanë refuzuar të marrin pjesë në 1 minutë heshtje në nder të viktimave nga Hamas, që ishte miratuar nga UEFA.

Incidenti ndodhi para sfidës mes ekipit spanjoll dhe Maccabi Haifa. Dy futbollistët me origjinë muslimane nuk shkuan me grupin në qendër të fushës në momentin që të gjithë ishin në heshtje.

Ata e morën këtë vendim në shenjë proteste pasi 1 minutë heshtje u mbajt vetëm për 1400 viktimat e sulmit të Hamas ndaj Izraelit dhe jo për 10 mijë viktimat palestinezë. Fotoja me 9 lojtarë të Villareal në mesin e fushës u bë virale.

Më pas, dy lojtarët zbritën rregullisht në fushë dhe luajtën normalisht ndeshjen sikur s’kishte ndodhur asgjë. Villareal fitoi 2-1 ndaj ekipit izraelit në ndeshjen ne luajtur në fushën asnjanëse të Qipros.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit