Një muaj nga “Pekin 2022”, sportistë të vaksinuar dhe 2 javë karantinë

5 Janar 2022
11:45
Telesport
back button

Më 4 shkurt do të nisin Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Kina rikthehet të organizojë një event të madh sportiv 14 vjet pas Olimpiadës verore, por këtë herë situata është më e ndërlikuar. Me pandeminë që ka pushtuar prej dy vitesh botën, kjo Olimpiadëm ashtu sikurse edhe ajo zhvilluar verën e kaluar, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Sipas protokollit të sigurisë, të gjithë sportistët pjesëmarrës do të jenë të vaksinuar dhe kjo është e detyrueshme. Jo vetëm kaq, por pjesëmarrësit duhet të kryejnë një karantinë 2-javore para se të garojnë çka do të thotë se ata duhet të udhëtojnë më herët në Kinë. Gjithsej do të garohet në 12 disiplina sportive, ku e para do të jetë ajo e curling.

Si ceremonia e hapjes ashtu dhe ajo e mbylljes do të zhvillohen në Pekin, në stadiumin olimpik. Mjaft shtete kanë konfirmuar bojkotin politik të tyre në këtë Olimpiadë (jo bojkot sportiv), për shkak të mos respektimit të të drejtave në Kinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit