Trajneri i Manchester Cityt, Pep Gundogan, i ka thurur elozhe Ilkay Gundogan.
Pas ishte kapiteni i Cityt në sezonin e “triplete”-s historike, Gundogan u largua për te Barcelona një vit më parë.
Guardiola ka thënë se gjermani është një nga lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar.
Ai tha për Mundo Deportivo: “İlkay nuk fliste shumë, por kur fliste, të gjithë e dëgjonim, duke më përfshirë edhe mua si trajner.
“Ai ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai është një lojtar shumë inteligjent, një nga lojtarët më inteligjentë që kam pasur. Ai ishte çelësi i suksesit tonë.
“Një lojtar mund të jetë i shpejtë, ai mund të ketë një goditje të mirë, por ajo që e bën atë të dallohet nga të tjerët dhe të jetë një lojtar elitar është inteligjenca e tij.
“Marrja e vendimeve të duhura nën presion, duke ditur se çfarë i nevojitet ekipit në çdo kohë, ky është lloji i lojtarit që unë kërkoj.
“Unë i dua lojtarët e zgjuar. Më duhej t’i shpjegoja gjithçka İlkay-t vetëm një herë. Ai e kuptonte dhe e vinte në praktikë menjëherë. Kjo është e jashtëzakonshme”.