Një nga surpriza e bukura te Real Madrid sezonin e kaluar bën kërkesë për t’u larguar!

22 Korrik 2024
23:06
Telesport
back button

Sipas Diario AS, portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, po kërkon të largohet nga klubi gjatë verës. Chelsea thuhet se është ndër klubet e interesuara për ukrainasin.

Blutë duan t’i japin Robert Sanchez konkurrencën për vendin nr. 1, sipas raportimeve. Lunin ka nënshkruar së fundmi me agjencinë e Jorge Mendes dhe portugezi po përpiqet të bindë Lunin të largohet nga Los Blancos.

Lunin zëvendësoi shkëlqyeshëm pasi Thibaut Courtois u dëmtua sezonin e kaluar. Ai mbajti 12 porta të paprekura në 31 paraqitje nëpër gara. 25-vjeçari ishte edhe heroi në penallti ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lunin, megjithatë, iu desh të shikonte nga bankina ndërsa Courtois rifitoi vendin e tij numër një në finalen e turneut kundër Borussia Dortmund. Që nga kalimi i tij në vitin 2018 te Real Madrid, ai deri më tani ka luajtur vetëm 48 ndeshje për klubin, duke mbajtur 16 herë portën e paprekur.

Chelsea thuhet se është i interesuar për ukrainasin dhe lojtari është gjithashtu i gatshëm të largohet, sipas Diario AS. Marrëveshja aktuale e Lunin me Los Merengues skadon në fund të sezonit 2024-25 dhe ai ka një vlerë merkatoje prej 25 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit