Një postim për Mbappe tërbon talentin anglez, merr masa drastike! Kritika edhe nga Gary Neville

16 Prill 2021
12:51
Telesport
back button

Një postim mund të hapë telashe… Dhe kështu ka ndodhur me talentin e ri botëror, Phil Foden, që eliminoi Dortmund duke shënuar në të dy ndeshjet e fazës çerekfinale të Champions.

Phil Foden është tërbuar pas postimit të bërë në llogarinë e tij në Twitter, nga kompania që bënte menaxhimin e rrjeteve sociale.

Sipas Telegraph, djaloshi anglez ka marrë menjëherë masa, duke ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë.

Çfarë u postua në emër të Foden?

Pasi Manchester City triumfoi kundër Borussia Dortmund dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League, në llogarinë e Tëitter pati një “ngacmim” për Kylian Mbappe.

Një sfidë e hapur nga Foden, në fakt jo personalisht nga ai sikurse kuptohet tani. “A je gati Kylian Mbappe”, shkruhej në postim, për shkak se Manchester City do të ndeshet me PSG-në në gjysmëfinale të Champions League.

Edhe Gary Neville ka folur për këtë episod duke u shprehur se “në këto raste, duhet të menaxhosh vetë gojën tënde dhe fjalët e tua… Nuk mund t’i besosh dikujt atë që mendon t’i. Këtu është faji i lojtarëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit