Botërori i fundit i Messit vjen saktësisht 21 vite pas debutimit të tij me Argjentinën. Më 17 gusht 2005 në një miqësore kundër Hungarisë, Leo hyri në minutën e 64-t në vend të Lisandro López dhe u ndëshkua me karton të kuq vetëm një minutë më vonë. Vilmos Vanczák e mbajti për fanelle, Messi reagoi dhe e goditi në fytyrë, ndërsa gjyqtari Merk dha karton të kuq direkt.
Nga ajo ditë deri më 11 korrik 2021, Messi nuk fitoi asnjë trofe me Argjentinën, por humbi 4 finale të mëdha: 3 në “Copa America” dhe Botërorin 2014 kundër Gjermanisë. Pas vitit 2021, gjithçka ndryshoi, teksa fitoi “Copa America” ndaj Brazilit, Botërorin 2022 në Katar dhe “Copa America” 2024.
Tani vjen “Last Dance”… Botërori i fundit, i gjashti në karrierë, ku Messi luan me një Argjentinë më të bashkuar se kurrë. Edhe pse jo më e forta në letër, ajo është skuadra më kompakte. Ky është fundi i një epoke të mbushur me presion, humbje, krahasime me Maradonën dhe më në fund lavdi botërore. Tashmë nuk themi vetëm Messi, por “Argjentina e Lionel Messit”.
Leo Messi bëhet “mister 200” me Argjentinën, ja statistikat e tij mbresëlënëse







