Një slloven “lojtari më i shpejtë” në Europian, vetëm sulmuesit dhe anësorët në “top-5”

28 Qershor 2024
8:31
Telesport
back button

Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe të Euro 2024, është koha për statistika në këto dy ditë pushimi. UEFA përmes profilit në Instagram dedikuar kompeticionit ka publikuar një postim me renditjen e 5 lojtarëve më të shpejtë të këtij turneu.

Më i shpejti është sulmuesi Benjamin Sesko i Sllovenisë. Lojtari i Leipzig arriti 35.9 km/h, duke u renditur pak përpara Valentin Mihaila, anësorit të Parmës dhe Rumanisë, i cili arriti 35.8 km/h.

Në vendin e tretë renditet Dan Ndoye. Anësori i Bolonjës dhe Zvicrës vrapoi me 35.6 km/h, ndërsa në vendin e katërt me 35.5 km/h është danezi Rasmus Hojlund. Në vendin e pestë ndodhet portugezi Rafael Leao i Milan, i cili arriti shpejtësinë 35.4 km/h.

Renditja:

Benjamin Sesko (Leipzig, Slloveni) 35.9 km/h

Valentin Mihaila (Parma, Rumani) 35.8 km/h

Dan Ndoye (Bologna, Zvicër) 35.6 km/h

Rasmus Hojlund (Manchester United, Danimarkë) 35.5 km/h

Rafael Leao (Milano, Portugali) 35.4 km/h

Lajme të tjera

Lajmet e fundit