Një super trajner për Brojën, zbulohet objektivi i bujshëm i Everton-it

5 Tetor 2024
15:05
Denis Hakanaj
back button

Sipas Football Insider, ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho mund të zëvendësojë Sean Dyche tek Everton, skuadra që ka huazuar Armando Brojën nga Chelsea.

Portugezi aktualisht është në drejtim të Fenerbahce-s, duke iu bashkuar klubit turk këtë verë.

Everton nuk e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të Premier League.

Dan Friedkin ka rënë dakord të blejë 94.1% të aksioneve të pronarit aktual Farhad Moshiri në klub.

Sapo bmarrëveshja të përfundojë, trajneri Sean Dyche mund të humbasë punën e tij.

Friedkin me sa duket beson se trajneri anglez nuk është njeriu i duhur për t’i çuar përpara “Toffees”.

Mourinho është ndër kandidatët që aktualisht po konsiderohet si zëvendësuesi i Dyche.

Interesant është fakti se Friedkin, që zotëron gjithashtu edhe Roma-n, punësoi Special One në 2021-shin.

Portugezi arriti të fitonte Conference League me gjigantët italianë në vitin 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit