Te skuadra e PSG duket se po lind një talent i ri. Bëhet fjalë për Désiré Doué, 19 vjeç, i cili filloi të shkëlqejë një javë më parë në Champions League dhe spikati në fundjavë me një asist në ndeshjen fituar 3-1 kundër Lyon.
Trajneri Luis Enrique ka ulur disi euforinë, duke u shprehur: “Ai është vetëm 19 vjeç. Ne kemi nënshkruar me disa lojtarë të rinj me shumë cilësi. Të luash për PSG do të thotë të jesh në gjendje të sakrifikosh veten për ekipin”.
“Ai është i ri dhe ka shumë nevojë të luajë e të mësojë. Për ne është e rëndësishme të kesh një ekip shumë të fortë, të përbërë nga kampionë dhe të rinj që do të jenë e ardhmja e PSG”, u shpreh Luis Enrique.
19-vjeçari francez erdhi këtë verë te PSG nga Rennes dhe këtë sezon është aktivizuar në 17 ndeshje, duke realizuar edhe një gol në Champions. Ai luan si anësor dhe konsiderohet si e ardhmja e PSG.