Një teniste çeke triumfon në Londër dhe është “mbretëresha” e re në Wimbledon

13 Korrik 2024
17:16
Telesport
back button

Tenistja çeke Barbora Krejcikova fitoi sot pasdite grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër.

Në finale, ajo mundi 2-1 (6-2, 2-6, 6-4) italianen Jasmine Paolini, në një ndeshje që zgjati dy orë, që dhuroi emocione e rivalitet, sidomos në setin final.

Një lojë me hope e dy tenisteve në dy setet e para, ku fillimisht triumfoi Krejcikova e më pas Paolini. Gjithçka u vendos në setin final, ku çekja u tregua më e saktë dhe arriti të triumfojë.

Krejcikova, numri 32 në botë sot, fiton për herë të dytë në karrierë një grand slam, pas atij të Roland Garros në vitin 2021. Ajo ishte edhe në finalen e Australian Open këtë vit, por humbi.

Për Paolini kjo është finalja e dytë radhazi e humbur në një grand slam, pas atij të Roland Garros një muaj më parë. Këtë herë pati më shumë shanse për të fituar, por nuk i shfrytëzoi ato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit