Një Thuram tjetër në Serie A, vëllai i atij zikaltër. Juventusi përshpejton negociatat

25 Qershor 2024
8:31
Alfred Lleshi
back button

Juventusi përshpejton në merkato, sidomos për rinovimin e mesfushës që do të ketë në dispozicion Thiago Motta. Në orët e fundit ka mbërritur përshpejtimi vendimtar për Douglas Luiz, qendërmbrojtësi brazilian i cili do të vijë nga Aston Villa për një vlerë totale prej rreth 50 milionë euro. Puna e Cristiano Giuntolit sigurisht që nuk do të përfundojë këtu.

Në fakt, në orët në vijim, sipas raportimeve të fundit nga TMW, klubi bardhezi do të tentojë të bëjë një lëvizje të dytë për mesfushën dhe i zgjedhuri është Khéphren Thuram, lojtar në pronësi të Nice, me të cilën ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. I lindur në vitin 2001, vëllai i sulmuesit të Interit, Marcus, Thuram bëri gjithsej 29 paraqitje në sezonin e tij të fundit në rivierën franceze, me një gol dhe një asistim.

Me pak fjalë, Giuntoli dhe i gjithë sektori i tregut të Juventusit janë gati të bëjnë shtytjen përfundimtare për francezin. Nice e nis nga një vlerësim i rëndësishëm prej rreth 25 milionë eurosh, por Juventusi ka çdo synim ta mbyllë për një shifër totale prej rreth 18 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit