Emër i ri për sulmin e Interit. Skuadra e zikaltërve, pas transferimit si lojtar i lirë të Taremi, po përgatit një tjetër “sulm” në merkato. Sipas “Gazzetta dello Sport”, braziliani Vitor Roque, i cili po përgatitet të largohet nga Barcelona pas konfirmimit të Xavi në pankinën Blaugrana, i është ofruar Inzaghit dhe përfaqëson një alternativë karshi Albert Gudmundsson të Genoa.
“Tigrinho”, ky është pseudonimi i talentit brazilian të lindur në vitin 2005, është gati të ndryshojë fanellë, pavarësisht investimit prej 60 milionë eurosh nga Barça, vetëm një vit më parë.
Agjenti i lojtarit ka folur hapur për mundësinë e një transferimi dhe në këto orë i është ofruar Interit në formë huazimi. Roque nuk është një emër i ri për zikaltrit, ai u ndoq për një kohë të gjatë gjatë turneut të menaxherëve në Amerikën e Jugut.