Një tjetër Bellingham pranë transferimit të Borussia Dortmund, vëllai i vogël synon të ndjekë gjurmët e Jude

20 Nëntor 2024
12:04
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund po monitoron 19-vjeçarin Jobe Bellingham, vëllanë e futbollistit Jude Bellingham. Lajmin e konfirmoi “Sky Germany”.

Jobe Bellingham luan me Sunderland në Championship dhe me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë s ii vëllai i tij, që dikur luajti me skuadrën vardhezi në Bundesliga para se të shkonte te Real Madrid.

Kontrata e Jobe Bellingham me Sunderland është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe vlerësimi i tij aktual është 25 milionë euro. Zhvillimi i tij i mëtejshëm po monitorohet nga afër (9 gola në 58 ndeshje me Sunderland).

Drejtuesit e klubit gjrman kanë patur kontakte të vazhdueshme me familjen e lojtarit, kryesisht nëpërmjet zbuluesit të klubit Sebastian Krug. Ai kërkon të bëjë me Jobe të njëjtën gjë që realizoi edhe Jude Bellingham, që bëri emër gjatë tre viteve në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit