Një vit pushim në merkato, Tottenham zyrtarizon blerjen e talentit anglez

2 Korrik 2019
11:21
back button

Tottenham Hotspur njoftoi blerjen e kartonit të Jack Clarke nga Leeds United.

Sulmuesi i krahut të djathtë kaloi tek klubi londinez për 11 milionë euro, por kjo është një lëvizje me projekt afatgjatë për “Spurs”, pasi e kanë lënë 18-vjeçarin sërish në huazim tek skuadra e tij, me qëllim zhvillimin e tij dhe mundësinë për më shumë minuta në fushë.

Kjo është blerja e parë e Tottenham, pasi në dy sesione merkatoje (verë 2018 dhe janar 2019) nuk bëri asnjë afrim, duke qenë se investimi i tyre u orientua vetëm tek ndërtimi i stadiumit të ri. Gjithsesi ky fakt nuk i ndaloi të shkojnë në finale të Champions League dhe të renditen në vend të katërt të Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit