Një yll me kosto zero, Arsenal sfidon City-n për lojtarin e Barçës

27 Tetor 2021
15:43
Denis Hakanaj
back button

Arsenal do të sfidojë Manchester City për të marrë Sergi Roberto me kosto zero në fundin e sezonit.

Xholi i Barcelona-s nuk e ka rinovuar akoma kontratën që është drejt skadencës dhe ndiqet prej kohësh nga Pep Guardiola.

Risia, sipas TalkSPORT, është ndërhyrja e Topçinjve, me trajnerin Arteta që duket se e ka përfshirë spanjollin në listën e objektivëve për vitin 2022.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit