Njeriu i pronarëve të rinj! Pas Milanit, Fassone tani përgatitet për të udhëhequr klubin e radhës në Serie A

5 Gusht 2020
12:17
Telesport
back button

Parma po përjeton një moment ndryshimesh të thella. Lamtumira e drejtorit sportiv Daniele Faggiano, i cila i tha “po” Genoass mbrëmjen e djeshme, do të sjellë një drejtor të ri, por klubi është gjithashtu gati të ndryshojë pronësi, duke kaluar në duart e grupit të Katarit të udhëhequr nga Al Mana.

Kandidatura e Marco Fassone, ish-drejtor i Milanit në kohën e kinezit Yonghong Li, është sigurisht më e forta. Tashmë ka pasur një takim midis palëve dhe padyshim që pozicioni i tij është i lidhur me ardhjen e një kompanie të re.

Ndërkohë, zërat për një lamtumirë të mundshme të trajnerit Roberto D’Aversa shumëfishohen. Në listën e shkurtër do të ishte edhe Ëalter Mazzarri, që është ende në pritje të një projekti ambicjoz pasi transferimi në Francë te Marseille nuk e tërheq shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit