Njoftimi i Atalantas mbi Gjimshitin lë vend për shumë pikëpyetje mbi grumbullimin kuqezi!

13 Nëntor 2024
20:54
Telesport
back button

Berat Gjimshiti u dëmtua në sfidën mes Atalantas dhe Udineses të luajtur në kampionat në fundjavën e fundit dhe në minutën e 25-të të ndeshjes la fushën e lojës teksa u mendua se do të ishte një ndrydhje e rëndë kavilje por në njoftimet e klubit duket se nuk ka asgjë.

Në fakt, është vetëm ndrydhje e lehtë dhe ajo që befason është se mbrojtësi kuqezi nuk është prezantuar fare në grumbullimin e Shqipërisë për t’u parë nga mjekët, ndryshe si ndodhi me Manaj.

Gjimshiti ka bërë terapi te klubi bergamask dhe do të jetë gati për ndeshjen e kampionatit sapo të mbarojnë impenjimet e kombëtares. Në njoftim thuhet se nuk është dashur fare të bëhet ekzaminim mjekësor pas dëmtimit ndaj Udinese.

Për Gjimshitin është hera e tretë që nuk mer pjesë në grumbullim në ndeshjet e Nations League. Ai është dëmtuar gjithmonë përpara këtyre impenjimeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit