Njoftimi zyrtar i FIFA-s për arbitrimin në Real-Bayern: ka një surprizë

11 Maj 2024
16:09
Denis Hakanaj
back button

Szymon Marciniak ka qenë në qendër të kritikave prej ditësh për paraqitjen e tij në ndeshjen Real Madrid-Bayern. Tani kanë ardhur reagime nga subjekte pranë FIFA-s.

Nga IFAB u është dashur të dalin dhe të shpjegojnë atë që mund të konsiderohet vendimi i vitit. Rënia e bilbilit për një pozicion jashtë loje të Matthijs De Light nga Szymon Marciniak dhe pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve të tij krijoi diskutime të panumërta për një veprim që për shumë ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munichut.

IFAB, një organizatë që i përket 50% FIFA-s, ka një lexim tjetër të situatës.

“Arbitri dhe pjesa tjetër e ekipit të arbitrave duhet të marrin gjithmonë një vendim fillestar (duke përfshirë sanksionet e mundshme disiplinore) sikur të mos kishte VAR (përveç nëse një incident kalon ‘pa u vënë re’), thuhet në rregullore.

“Vonesa e sinjalizimit të një shkeljeje me flamur ose bilbil do të lejohet vetëm në situata sulmi shumë të qarta, në të cilat një lojtar është gati të shënojë një gol ose të ketë një rrugë të qartë brenda ose drejt zonës së penalltisë së ekipit kundërshtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit