“No Lewandowski, no party”, polaku është garancia e vetme e Bayern-it

13 Dhjetor 2018
11:55
back button

Robert Lewandowski është "një kontratë për sigurim jete" për Bayern-in, tha trajneri Niko Kovac në prag të ndeshjes kundër Ajax-it, luajtur të mërkurën në mbrëmje.

Edhe sfida në Amsterdam konfirmoi se trajneri kroat ishte 100% i saktë në përkufizimin e tij.

Sulmuesi polak shënoi golin e parë për Bayern-in dhe më pas shënoi penalltinë që barazoi shifrat në minutën e 87-të.

Goli i dytë i Lewandowski-t ishte i teti për të në fazën e grupeve në Champions League këtë sezon, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm, kur shënoi 7 gola në sezonin 2015/16.

Përveç kësaj, Lewa ka shënuar 21 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, si asnjë lojtar tjetër në 5 ligat kryesore në Europë.

Në gjithë vitin 2018 Lewandowski ka luajtur 44 ndeshje zyrtare mes klubit e kombëtares dhe ka shënuar 54 gola.

Me këto shifra në mendje, është e qartë pse drejtuesit e Bayern-it kanë refuzuar të dëgjojnë çdo lloj oferte për yllin e vet dhe në këtë moment Lewa është numri 9 më i mirë në planet, i aftë të bëjë diferencën edhe në një skuadër që po vuan.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit