“No Messi, no party”, Boateng debuton me humbje në kupë

23 Janar 2019
23:25
back button

Barcelona ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Copa del Rey ndaj Sevilla-s në Ramon Sanchez Pizjuan. 

Valverde ka rrezikuar jashtë mase me formacionin e zgjedhur ndaj një kundërshtari të fortë si Sevilla, duke lënë jashtë skuadrës Leo Messi-n, Busquets dhe Suarez. 

Një veprim i gabuar i trajnerit katalanas dhe këtë e tregoi rezultati. 

Boateng e nisi si titullar por nuk pati asnjë ndikim deri në zëvendësimin e tij pas rreth një ore lojë. 

Dy golat e vendasve janë shënuar nga Sarabia dhe Ben Yedder. Me siguri që Messi do të jetë i pranishëm në Camp Nou kur Barça do të tentojë të përmbysë rezultatin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit