Rivaliteti mes Max Verstappen e Lando Norris do të spostohet këtë fundjavë në pistën e Interlagos, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1. Holandezi i Red Bull ka 47 pikë avantazh ndaj britanikut të McLaren.
Dy pilotët kanë qenë protagonistë të disa incidenteve në dy garat e fundit në Amerikë dhe Meksikë, ku secili ka marrë penalitete. Nga kjo situatë ka përfituar Ferrari, i shpejtë dhe që ka fituar në dy garat e fundit.
Gjithsesi, nëse te “kokëkuqja” synojnë titullin për konstruktorë, Verstappen e Norris rivalizojnë për atë për pilotë. “Dua që të kemi një garë të pastër në Brazil, për të evituar incidentet që kemi patur në dy garat e fundit”, tha Lando Norris.
“Uroj që ai të ndryshojë mënyrën e pilotimit, të jetë korrekt dhe të pranojë rivalitetin në pistë e jo t’i nxjerrë pilotët e tjerë jashtë saj. Nuk kemi përse shkojmë përtej limiteve”, u shpreh Norris.
Menjëherë ka rdhur replika e Verstappen, që shtoi: “Lando është një pilot i mirë, pork a asnjë rival që të ma bëjë jetën ferr. Siç e kam thënë, nuk ndryshoj stilin e pilotimit dhe gjithçka do të vendoset në pistë”.