Norris pranon humbjen: U kujtuam vonë për titullin, tani të luftojmë për titullin e konstruktorëve

25 Nëntor 2024
15:49
Telesport
back button

Max Verstappen u shpall kampion bote për pilotë në Formula 1 pas përfundimit të garës së Las Vegas. Avantazhi prej 63 pikësh ndaj rivalit të tij Lando Norris i dha matematikisht titullin pilotit holandez të Red Bull edhe pse ka ende dy gara për t’u zhvilluar.

“Gjëja e parë që bera ishte të përgëzoja Max sepse ai e meritonte të fitonte. Ai pati një sezon më të mirë se unë dhe e meritonte më shumë se kushdo tjetër. Ne bëmë një pjesë të dytë të sezonit shumë të mirë, por s’mjaftoi”, tha Norris.

Ndoshta u kujtuam vonë. Gjithsesi, Max thjesht nuk ka dobësi. Kur ka makinën më të mirë, atëherë ai dominon, por kur nuk ka makinën më të mirë, ai është aty dhe mund ta mposhtim, si dhe bëmë”, shtoi piloti i McLaren.

Tani na duhet të mbrojmë vendin e parë nga Ferrari, që është pranë nesh në renditje dhe po paraqitet mirë. Janë ende dy gara dhe duhet të paraqitemi më mirë se në Las Vegas. Mund t’ia dalim mbanë”, tha Norris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit