Norwich vazhdon të mrekullojë Anglinë, Pukki me shokë mposhtin kampionët

14 Shtator 2019
20:24
back button

Norwich ka realizuar të pabesueshmen! Skuadra e ngjitur këtë sezon në Premier League ka mposhtur 3-2 Manchester City-n e Pep Guardiolës.  

Me këtë humbje të The Citizens, Liverpool ndodhet në krye me pesë pikë diferencë.

Ishte McLean ai që zhbllokoi rezultatin për vendasit në minutën e 18’ përpara se Cantwell të dyfishonte dhjetë minuta më pas. Një rezultat befasues për vendasit që gjithsesi arrijnë të shkurtojnë rezultatin me golin e Sergio Aguero në fund të pjesës së parë.

Pas pushimit pritej reagimi i miqve, por Pukki ka shfrytëzuar një gafë trashanike të Otamendit duke shënuar golin e tretë. City si rrallëherë nuk ka tempin e duhur dhe ka momente që luan shumë ngadalë.

Pas shumë përpjekjeve City rifutet në lojë me golin e Rodri-t nga distanca në minutën e 88’. Megjithatë, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Norwich ka dalë nga kjo sfidë me tri pikë që do t’i mbajë mend përjetësisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit