Novak Djokovic fiton medaljen e artë në “Paris 2024”, mund Alcaraz në finalen olimpike

4 Gusht 2024
17:02
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi sot pasdite medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në finalen e luajtur në fushat me dhe të Roland Garros, ai mundi 2-0 (7-6, 7-6) në finale spanjollin Carlos Alcaraz, në një ndeshje që zgjati gati tri orë.

Një ndeshje e jashtëzakonshme, me të dy tenistët që dueluan fort në të dyja setet, të vendosura në “tie break”, aty ku serbi u tregua më i saktë dhe i kujdesshëm, duke e merituar fitoren dhe var në qafë medaljen e artë.

Djokovic, fitues i 24 grand slam në karrierën e tij, arrin të fitojë edhe “trofeun” e vetëm që i mungonte, medaljen e artë olimpike. Dhe e bën këtë gjë duke munduar një nga tenistët më të mirë në botë, duke korrur një triumf të merituar.

Serbi arrin ta bëjë këtë gjë në moshën 37-vjeçare, në Olimpiadën e tij të pestë, duke realizuar objektivin e madh që kishte këtë sezon. Alcaraz zhgënjeu në momentet vendimtare dhe mori medaljen e argjendtë dhe italiani Lorenzo Musetti atë të bronztë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit