“Nuk caktoj asnjë datë për rikthimin tim, mjaft zhgënjime kam përjetuar së fundi”

24 Tetor 2023
9:40
Telesport
back button

Rafael Nadal ka folur sot për rikthimin e tij në fushë dhe fituesi i 22 grand slam u shpreh se nuk ka ende një datë të saktë. Para pak kohësh u përfol se ai do të luajë në grand slam të Australian Open, por spanjolli ka mohuar gjithçka.

Deklaratat e drejtorit të Australian Open ishin të nxituara. Me të kam një marrëdhënie të mirë dhe e kuptoj entuziazmin e tij, por të them se do të shkoj të luaj aty është paksa e nxituar nga ana ime”, u shpreh Nadal.

Jam ende duke punuar për të rikuperuar nga dëmtimi. Për momentin nuk kam ndërmend të jap ndonjë datë, pasi më duhet të punoj ditë pas dite me entuziazëm dhe mendalitetin e duhur për të rikuperuar”, tha spanjolli.

Nëse caktoj një datë dhe më pas nuk e respektoj vijnë zhgënjime për të cilat s’kam nevojë. Kam përjetuar mjaft zhgënjime në aspektin sportiv dhe atë fizik, ndaj…”, tha Nadal, që nuk luan që prej janarit të këtij viti.

Kam gati një vit pa luajtur dhe gjithë kjo kohë e gjatë më ka bërë që të më mungojnë tenisi, fushat, ndeshjet. Dua të luaj sërish në stadiumet e mbushura plot”, u shpreh Rafael Nadal, mbreti i fushave me dhè.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit