“Nuk di çfarë është futbolli”, Cassano kundër Leao-s: Tani e kanë kuptuar të gjithë se…

22 Tetor 2024
14:57
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi Antonio Cassano ka kritikuar ashpër  Rafael Leao-n:

“Tani e kanë kuptuar të gjithë që Leao nuk vlen asgjë? ky është Leao. Ajo që më bezdis më shumë është fakti që ka kritikuar Fonseca-n në distancë.

“Luan shumë keq për tre muajt e parë, shkon në Portugali dhe flet në distancë, duke thënë seka më shumë mbështetje. Duhet të ketë guximin që t’ia thotë Fonseca-s në fytyrë.

“Duhet të befasohemi kur nuk luajnë kampionët, por jo kur nuk luan një lojtar si Leao. Okafor ka luajtur në vend të tij dhe ka bërë shumë mirë”.

Cassano ka shtuar: “Leao vrapon dhe më pas bën krosime pa kuptim. Nuk ia ka idenë futbollit. Ai po merr vetëm para, tetë milionë janë një çmenduri dhe ka luajtur vetëm dy muaj mirë.

“Unë duhet ta konsideroj një kampion? Mbi çfarë baze? Fusha flet gjithmonë, pse duhet të të vlerësoj kur ta shpif? Mes tij dhe Okafor nuk ka diferencë.

“Këto janë probleme që Fonseca ka dhe që duhet t’i zgjidhë për 4-5 ndeshje. Nëse Leao bëhet vendimtar mirë, nëse jo, duhet të largohet dhe të ulet në stol. Nëse Theo është i pakënaqur, duhet kërkuar një zgjidhje përndryshe të largohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit