Ylli i Manchester Cityt, Rodri u bë mesfushori i parë pas Luka Modric që fitoi Topin e Artë këtë vit në Paris.
Ai luajti një rol vendimtar në fitoren e Cityt në Premier League për sezonin e katërt radhazi dhe ishte gjithashtu një pjesë integrale e ekipit kombëtar të Spanjës që fitoi Kampionatin Europian në Gjermani në verë.
Përzgjedhja e Rodrit për çmimin para yllit të Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Junior, ka ndezur debate në futbollin botëror.
Madje Los Blancos bojkotuan ceremoninë në momentin e fundit pasi morën vesh se Vini nuk do të fitonte çmimin.
I pyetur nëse e dinte më parë për fitoren e tij, Rodri tha për L’Equipe:
“Jo, aspak. Unë në fakt u habita që të gjithë më pyesnin për këtë. Askush nuk më kishte thënë asgjë para ceremonisë. E dija për një kohë të gjatë që kështu do të ishte këtë vit.
“Dhe funksionoi sepse deri në fund fituesi nuk e dinte. Për mendimin tim ky vendim për të mos zbuluar asgjë deri në vendimin përfundimtar është një gjë e shkëlqyer.
“Për të qenë të saktë, në mesditë, kur po bëheshim gati të merrnin avionin, mora disa mesazhe nga miqtë që më thanë se Real Madridi nuk do të vinte. Reagimi im i parë ishte: Nuk e besoj, është lajm i rremë”.
Ai shtoi: “Kur zbrita në Paris, mora edhe më shumë mesazhe që më uronin. Pikërisht atëherë fillova të mendoj: uau! Kisha fluturuar vetëm për të marrë pjesë në ceremoni dhe kisha zbritur në një pozicion praktikisht fitues”.