“Nuk do flas kurrë keq për United”, Rashford paralajmëron largimin. Tri klube europiane vihen pas tij

19 Dhjetor 2024
18:35
Telesport
back button

426 ndeshje, 138 gola, 63 asiste. Marcus Rashford ka kaluar vite të shkëlqyera te Manchester United që pa debutimit si profesionist në vitin 2016.

Problemi i tij ka vetëm një emër, Ruben Amorim. Trajneri i ri i “Djajve të kuq” thuajse e ka thënë publikisht se nuk e planifikon skuadrën me anglezin si titullar në frontin e sulmit.

“Personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe për hapa të tjerë në karrierë”, tha së fundmi sulmi i cili numëron 60 paraqitje me kombëtaren angleze.

Kontrata e tij në “Old Trafford” skadon në vitin 2028, por është e qartë se e ardhmja e tij nuk ka lidhje me Manchester United.

“Kur të largohem, nuk do të kem ndjesi negative. Nuk do të dëgjoni asnjë fjalë të keqe prej meje për klubin. Kështu jam gatuar”, ka theksuar Rashford.

“Team Talk” raporton se një nga klubet e interesuara për të është Bayern, pa harruar edhe klube si Barcelona dhe Fenerbahçe.

Duke qenë se katalanasit kanë probleme financiare, Bayern e ka më të thjeshtë ta transferojë. Mbetet për t’u parë, sepse për të kanë interes edhe dy klube nga Arabia Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit