“Maja e tabelës është vendi i merituar për këtë klub. Asgjë më pak. Të gjitha skuadrat fitojnë ndeshjet, por në fund ka vetëm një kampion. Kjo është ajo që duam. Faleminderit për mbështetjen tuaj mbrëmë. Çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do ta harroj kurrë se si është ndjerë të shënosh në Anfield”. Deklarata e Mohamed Salah, anësorit të djathtë të Liverpoolit, bëri xhiron e shpejtë në internet dhe në botë, duke u xhiruar nëpër media të ndryshme dhe kryesisht në Angli në lidhje me të ardhmen e egjiptianit.
Siç dihet, kontrata e tij me Reds do t skadojë më 30 qershor (2025) nëse ai nuk nënshkruan rinovimin dhe fjalët e fundit të shkruara në dorën e tij në profilin e Instagramit dukej se fshehin lamtumirën e mundshme nga Anfield. Në konferencën për shtyp të mbajtur nga trajeri i Liverpool, Arne Slot, përgjigja e menjëhershme erdhi:
“Unë nuk i shikoj postimet e lojtarëve në Instagram, unë flas me ta. Mo është në një moment të mrekullueshëm. Ai gjithmonë ka qenë te Liverpool, por edhe tani unë shpresoj se ai mund të publikojë një tjetër postim pasnesër dhe përsëri të shtunën, është ajo që më thotë ai që ka rëndësi, jo si e interpretoni atë postim.
Për referencën e mundshme për fatin e tij: “Nëse do të ishte kështu, do të më duhej të flisja për këtë, por ne biseduam me të vetëm për Leverkusenin, sepse ata meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Kontrata i skadon në fund të sezonit. Gjithashtu dhe Virgil Van Dijk tha diçka, ndaj ju gjithashtu luani me keto fjali. Kjo do të vazhdojë derisa e ardhmja e tyre të jetë e qartë”.