“Nuk do ta ketë të lehtë”; Mijatovic paralajmëron “patriotin” e Real Madridit

22 Gusht 2019
13:20
Alfred Lleshi
back button

Predrag Mijatovic, ish-lojtari i Real Madrid dhe Valencia, i ka rekomanduar lojtarit të ri të “Los Blancos”, Luka Jovic, 21 vjeç, të jetë i durueshëm dhe të presë për shansin e tij në “Bernabeu”. “Si çdo lojtar i ri që mbërrin në një klub të shkëlqyeshëm, ai duhet të jetë i durueshëm, të presë mundësinë e tij, të stërvitet dhe të reflektojë në lidhje me këtë, – i tha Mijatovic agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”. – Ai nuk do ta ketë të lehtë, sepse konkurrenca është e madhe. Luka është i ri dhe unë mendoj se ka ambicie të tregojë dhe të dëshmojë cilësitë reale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit