Paulo Fonseca, trajneri i Milanit, i cili vendosi edhe njehere te lere ne stol Leaon dhe ta fuse ne 30 minutat e fundit, ka komentuar pas humbjes 0-2 ndaj Napolit: “Nuk dua të hyj në detaje. Unë i menaxhoj gjërat me lojtarët në një mënyrë tjetër. Nuk ka asnjë konflikt mes nesh, është vetëm opsioni i trajnerit.
Ne përpiqemi t’i motivojmë lojtarët në mënyra të ndryshme. Pastaj i takon lojtarëve të bëjnë më të mirën e tyre dhe duke shfaqur vetëmohimin e duhur: nuk duhet t’u lutem atyre.”
E keni fjalën për Leaon? “Nuk e kisha fjalën për Leao kur fola për vetëmohimin. Është e vështirë të luash me tre anësorë. Pulisic nuk luan në pozicionin e Leaos, luan Okafor. Sot Leao hyri mirë, ai dha disa përgjigje të mira. Pastaj nëse ne jemi të sinqertë, le të shikojmë ndeshjen e Okaforit, i cili luajti mirë gjithashtu”.