“Nuk dua justifikime”, Flick: Ja çfarë pres kundër Villarreal-it

21 Shtator 2024
14:49
Denis Hakanaj
back button

Në prag të ndeshjes kundër Villarealit, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mori pjesë në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen e La Ligas, e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.

– Si po i afroheni kësaj ndeshjeje?

“Ne analizuam gjithçka dhe pamë gjithashtu gjëra të mira nga ajo që bëmë kundër Monaco. Presim të luajmë me të njëjtin intensitet me të cilin luajtëm me 10 lojtarë në Monako. Kam ndjesi pozitive. Villarreal po luan mirë, janë të tretët në renditje, por ne kemi shumë opsione”.

– A është e vështirë të menaxhosh minutat e lojtarëve?

“Jo. Kur filluam thashë se nuk do të kishte justifikime. Tani kemi ndeshjen e tretë në shtatë ditë dhe do të jemi në gjendje ta përballojmë. Jam i sigurt se kushdo që të dalë në fushë do të jetë 100%”.

– E prisnit një fillim kaq pozitiv?

“Kur je pozitiv, gjithmonë mendon të fitosh ndeshjet e para. Ajo që pamë pas tre ndeshjeve të para, me ato gola, të ndihmon të kesh më shumë besim”.

“Ne humbëm kundër Monaco-s, por u tregova lojtarëve se si mbroheshim vetëm me nëntë lojtarë krahu, por ata bënë mirë. Kemi pasur probleme kur disa prej lojtarëve mund të jepnin vetëm 80%. Të gjitha skuadrat pëlqejnë ta mbajnë topin në Spanjë”.

– A do të kishit firmosur për një barazim kundër Monaco?

“Jo. Unë kurrë nuk mendoj për firma. Ne kemi një ekip dhe kemi treguar në ndeshjet e kampionatit se sa mirë mund të luajmë. Çdo sezon është e njëjta gjë. Ne humbasim një, dy ose tre lojtarë në javë dhe duhet të fokusohemi vetëm tek ata që mund të luajnë. Jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj ta tregojmë nesër”.

– Çfarë ju pëlqeu më pak në ndeshjen kundër Monaco-s?

“Unë mendoj se një ndeshje është një ndeshje. Nëse humbet, gjërat nuk shkojnë mirë. Për mua, nuk është e rëndësishme çfarë ndodh jashtë dhe dua të kem një ide të qartë kur analizoj ndeshjet. Duhet të jesh i sinqertë me lojtarët dhe t’u tregosh atyre se çfarë mund të bëjnë më mirë. Nuk ishte një ndeshje e keqe, por ne duhet të pranojmë humbjet.

– Çfarë mendoni për kalendarin?

“Unë mendoj se UEFA dhe FIFA duhet të kujdesen më shumë për lojtarët. Ne të gjithë e duam futbollin dhe t’i shohim lojtarët në formën më të mirë të mundshme. Mendoj se numri i ndeshjeve duhet të reduktohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit