“Nuk dua të hakmerrem”, Valbuena ‘fal’ Benzema: S’do të isha i ndershëm nëse…

8 Qershor 2022
15:13
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur pas shumë vitesh çështja mes Mathieu Valbuena dhe Karim Benzema në lidhje me skandalin sextape.

Sulmuesi i Real Madrid është shpallur fajtor dhe, pasi ka hequr dorë nga apeli, i ka thënë kështu mjaft një situate që ishte bërë e padurueshme edhe për të interesuarit direkt.

Valbuena, aktualisht lojtar i Olympiacos, ka folur për RMC Sport uke u shprehur i lehtësuar për fundin e kësaj çështje, por duke u shfaqur pa asnjë mëri ndaj atij që ka qenë një mik i tij dhe një shok skuadre.

“Jam i lehtësuar që çështja e sextape është mbyllur. Kishte ardhur momenti pas shtatë vitesh”, ka shpjeguar Valbuena. “Nuk kam mëri dhe fakti që Benzema ka hequr dorë nga apeli tregon shumë. Gjithsesi, nuk kam dëshirë për hakmarrje”.

Dhe konfirmimi i këtyre fjalëve ka ardhur nga deklaratat pasuese në lidhje me nivelin sportiv të sulmuesit të Real Madrid:

“Nuk do të ishte e ndershme nga ana ime nëse do të thoja se Karim nuk e meriton Topin e Artë. E meriton, sepse nëse duhet ta gjykoj në aspektin sportiv dhe nuk mund të them ndryshe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit