“Nuk dua të luaj më për të”, ylli i Holandës kundër Koeman

6 Shtator 2024
15:04
Denis Hakanaj
back button

Lojtari holandez Steven Bergwijn ka sulmuar ashpër trajnerin e kombëtares Ronald Koeman. 26-vjeçari iu kundërpërgjigj Koeman-it pasi ai e kritikoi lojtarin për transferimin në Arabinë Saudite.

Në një intervistë për Telegraaf, Bergwijn iu kundërpërgjigj Koeman-it, duke thënë se nuk dëshiron të luajë më për të me Holandën.

“Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner,” tha Bergwijn.

“Unë nuk do të luaj për dikë që më portretizon ashtu siç ka bërë ai në media,” shtoi ai.

Ish-ylli i Ajax-it kritikoi sjelljen e Koeman dhe tha se gjërat mund të ishin trajtuar më mirë nëse trajneri do ta kishte kontaktuar për të kuptuar anën e tij të historisë.

“Ai mund të më kishte telefonuar, të dëgjonte anën time të historisë. Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua?”, pyeti lojtari.

Ish-ylli i Tottenham ka luajtur 35 ndeshje me Holandën, pasi bëri debutimin e tij në vitin 2018.

Ai gjithashtu luajti dy herë për Holandën në Euro 2024 nën drejtimin e Koeman, me Portokallinjtë që arritën deri në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit