“Nuk duam të rrezikojmë”, Klopp zbulon planin për Salah

21 Maj 2022
15:50
Denis Hakanaj
back button

Kujdes maksimal ndaj gjendjes fizike të Mohamed Salah në shtëpinë e Liverpool-it. Egjiptiani ka patur një shqetësim muskulor gjatë finales së Kupës së Anglisë, duke krijuar shumë shqetësim në pritje të finales së Champions League të 28 majit të ardhshëm.

Të Kuqtë, njëkohësisht, do të luajnë për titullin në Premier League në këtë fundjavë, por mund ta bëjnë pa yllin e tyre dhe pas Van Dijk.

Konfirmimi ka ardhur nga fjalët e Klopp. Gjermani ka shpjeguar për kanalezt zyrtare të klubit se nuk ka ndërmend të rrezikojë me dy lojtarët, të cilët mund të qëndrojnë në stol kundër Ëolves.

“Natyrisht do të doja të kisha gjithë skuadrën në dispozicion, të paktën t’i kisha të gjithë në stol. Të shohim”, ka thënë Klopp.

“Gjëja më e mirë do të ishte t’i kishim të gjithë. Salah? Ai, ashtu si të gjithë ne, nuk do të rrezikojë. E kuptoj se është në garë për titullin e golashënuesit të Premier League me Son, por nuk duhen kaluar rreziqe të kota”.

Sulmuesi egjiptian kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit anglez me 22 realizime, vetëm një më shumë se ylli i Tottenham-it.

Edhe në lidhje me të dëmtuarit të tjerë gjërat nuk ndryshojnë me Fabinho dhe Joe Gomez që mund të rikuperojnë, por për të cilët duhet bërë shumë kujdes para se të vendoset nëse do të luajnë.

Domethënë, të shohim se cili Liverpool do të zbresë në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit të dileën. Megjithatë, vëmendja është e përqendruar te finalja e Champions-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit