Nuk duhet të mbulohen gabimet e trasha të kombëtares ndaj Italisë

17 Qershor 2024
8:07
Alfred Lleshi
back button

Nga Roland Luci

Ishte ky moment në fund të lojës (kur Manaj për pak barazoi rezultatin), që do të na dhuronte gëzim, këngë, festë në të gjitha trojet shqiptare, sidomos në Dortmundin e shqiptarizuar këto ditë. Por ky moment do të mbulonte gafat e atij që drejton aktualisht ekipin TONE kombëtar.

Pra, do të mbuloheshin gabimet e trasha, do të shihnim përsëri në ndeshjen e radhës formacion me një mbrojtës që prej një viti, më tepër i shërben ekipit kundërshtar se tonit; do të shihnim në fushë një skemë që ndryshe nga ndeshjet eliminatore nxjerr jashtë loje dhe konsumon sulmuesin tonë kryesor, por dhe njëkohësisht fton kundërshtarin të na godasë.

Do të servirej si arritje e madhe i ashtuquajturi algoritëm, me të cilin u zgjidhkan objektivisht lojtarët e kombëtares, algoritëm që lë jashtë pikërisht një sulmues tonin që luan dhe shënon në Spanjë dhe favorizoka nja dy të tjerë që kërkush nuk e di ku ata aktivizohen sporadikisht.

Do të na duhej të duronim ca tipa servilë që kanë zaptuar ekranet dhe çirren të mos bëzajmë e kritikojmë asgjë nga zgjedhjet e trajnerit, se ai dhe vetëm ai na paska kualifikuar në Europian.

Ja pra që mos shënimi i atij goli ka dhe të mirën e vet…, sigurisht po iu mbush më në fund mendja trainerit se ka gabuar dhe ka vend për korigjim, për shumë korigjim. Përndryshe, mbas pak ditësh do të na duket humbja “dinjitoze” me Italinë si fitore në krahasim me çfarë na pret në dy ndeshjet e tjera me Kroacinë dhe Spanjën.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit