Pep Guardiola ka siguruar se nuk ka ndërmend të ndjekë rrugën e Jurgen Klopp dhe të lërë rolin e trajnerit për të marrë një rol drejtuesi.
Në fillim të këtij muaji, Red Bull konfirmoi se ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp do të bëhet Shefi i tyre Global i Futbollit.
Fokusi i tij do të jetë në zhvillimin e mëtejshëm të filozofisë së lojës së Red Bull, duke përdorur rrjetin e tij në zbulimin e talenteve dhe trajnerëve të rinj.
Kur u pyet nëse do të merrte një rol të ngjashëm me Klopp, trajneri i Manchester City u përgjigj:
“Më pëlqen bari i gjelbër. Të jem njeriu me kostum dhe kollare, nuk më pëlqen. Do ta kritikoja shumë trajnerin tim! Nuk mund ta bëj. Megjithatë, më pëlqen të vij këtu në mëngjes për të punuar. Kjo është arsyeja kryesore që unë jam trajner.
“Tani mendoj vet për ndeshjen kundër Wolves. Unë dua të mund Wolves në mënyrë të dëshpëruar”.