“Nuk e di ku do të luaj”, Eriksen: Pas saj që ndodhi, kam një prioritet

21 Maj 2022
18:04
Denis Hakanaj
back button

Vetëm pak ditë më parë ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në skenat më të rëndësishme të botës së topit.

Megjithatë, tani, Christian Eriksen, aktualisht te Brentford, ka pranuar për BBC se pas asaj që i ka ndodhur në Euro 2020 me arrestin kardiak ka ndryshuar vizionin e tij për gjërat.

Në këtë këndvështrim, para se të marrë një vendim për të ardhmen, ai do të vlerësojë disa situata duke i dhënë përparësi mirëqenies së familjes.

“Nuk e di çfarë më pret në të ardhmen. Nuk e di me të vërtetë. Ajo që është e sigurt është se vendimi i im nuk do të jetë vetëm sportiv, por do të kem parasysh edhe atë që është më e mirë për familjen time”, ka thënë danezi.

“Për momentin nuk kam vendosur asgjë se ku do të jem. Kam dashur gjithmonë të fitoj trofe dhe të luaj në kompeticionet më të mira dhe akoma sot dua të jem në maksimum, në nivel personal dhe me skuadrën.

“Por pas asaj që ndodhi, perspektiva ka ndryshuar. Mbi të gjitha kur shikon si reagon familja jote. Kupton sa e rëndësishme është, më shumë se gjithçka. Jo se më parë nuk ishte, por tani është akoma më shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit