“Nuk e di nëse do të qëndroj tek Atletico Madrid, trajneri Simeone nuk më ka telefonuar”

29 Qershor 2024
15:18
Telesport
back button

Kapiteni i Spanjës në Euro 2024, sulmuesi Alvaro Morata, ka folur për të ardhmen e tij për të përditshmen “El Chiringuito”. Sulmuesi i Atletico Madrid nuk e di ende nëse do të jetë pjesë e këtij ekipi sezonin tjetër apo jo.

Nuk e di nëse do të qëndroj tek Atletico Madrid. Kam marrë mesazhe nga shumë njerëz në klub, por asnjë nga trajneri Simeone. E njoh shumë mirë Simeone, nëse nuk do të më llogariste më atëherë do të më kishte telefonuar”, tha Morata.

Sulmuesi 31-vjecar ka ende edhe dy vite kontratë me skuadrën e Atletico (deri në vitin 2026). Sezonin e fundit, në 48 ndeshje zyrtare me ekipin madrilène ai realizoi 21 gola (15 në La Liga).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit