“Nuk e di sa mundësi kemi”, Pique njësoj si Messi!

24 Shkurt 2020
19:31
back button

Lionel Messi bëri jo pak bujë disa ditë më parë, teksa deklaroi se Barcelona nuk është favorit për të fituar Champions League. Në të njëjtën linjë me argjentinasin duket se qëndron edhe Pique. Ky i fundit foli në kuadër të ndeshjes me Napolin, ku u shpreh se vitet e tjera Barça është përmendur më shumë, ndërsa këtë sezon jo.

“Është e vërtetë që vitet e tjera jemi përmendur më shumë si favoritë. Nuk e di se sa mundësi kemi këtë sezon, por gjëja kryesore është që t’i marrim ndeshjet një e nga një. Hapi i parë është Napoli dhe na duhet ta kalojmë, më pas të shohim. Ndoshta nuk dukemi edhe aq të fortë tani, por gjërat do të përfundojnë mirë mendoj. Ajo që duhet të bëjmë tani është të rritemi nga ndeshja në ndeshje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit