“Nuk e dinë çfarë bëjnë”, Vieri sulmon ashpër Juventus-in dhe Allegri-n: S’mund të dëgjohen gjëra të tilla në 2021

30 Nëntor 2021
14:58
Denis Hakanaj
back button

Juventus do të kthehet në fushë mbrëmjen e sotme për ndeshjen e kampionatit kundër Salernitana-s në turnin e mesjavës dhe do të ketë mundësinë, të paktën për disa orë, t’u japë fund kritikave të shumta.

Një nga këto kritika ka ardhur nga Christian Vieri, i cili ka sulmuar ashpër skuadrën e Allegri-t në kanalin e tij në Twitch.

“Juventus nuk mund të vazhdojë të luajë kështu, nuk kuptohet asgjë. Kam parë vetëm një rrëmujë të madhe, askush nuk di çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Vieri.

“Çdo herë më duket më keq, nuk më duken mirë. Skema është që t’ia japin topin Dybala dhe të shohim se çfarë ndodh. Kur dëgjon Allegri-n duket se në këto vite nuk është përmirësuar. Njëzet vite më parë flitej kështu, por jo në 2021. Nuk mund të dëgjohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit